Parodi me Kancelaren Merkel (Video)

Parodi me Kancelaren Merkel (Video)

Komediani slloven, që ka tërhequr miliona vetë “online” me paroditë e tij muzikore ekstravagante mbi figura të njohura, si Vladimir Putin, Donald Trump dhe Papa Françesku, në videoklipin e fundit i ka rezervuar të njëjtin trajtim satirik Angela Merkelit.

Klemen Slakonja është vënë në rolin e kancelares, të cilën e portretizon me shaka duke kërcyer me lojtarët e kombëtares gjermane, por edhe me refugjatë të sajuar që të ngjasojnë si zombi. Në video shfaqen shkurtimisht dhe aktorë që interpretojnë Adolf Hitlerin dhe Trumpin.

“Refugjatëve që vijnë në Europë nuk u ofrohen mundësitë nga të cilat ata duhet të përfitojnë, ndaj mund të themi se këtu, në kontinentin tonë, ata janë të ‘vdekur të gjallë’”, tha Klemen Slakonja, komedian.

“Pas roleve të Trumpit dhe Putinit ishte e vështirë të interpretoje Merkelin – shpjegon ai, – sepse nuk ka aq material satirizues sa për ata të dy, ndaj na u desh t’i shpiknim disa gjëra”.

Slakonja 32-vjeçar, i cili është i punësuar me kohë të plotë i Teatrit Kombëtar slloven, ka në plan të krijojë edhe dy parodi të ngjashme, në qendër të të cilave do të jenë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, si dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Shpërndaje në: