Parregullësitë nuk kanë të ndalur, por Nehat Idrizi krenohet me punën e gjykatave
Ai në hapje të konferencës, tha se përparimet në fushën e drejtësisë janë vlerësuar edhe nga Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën.
Ndërsa premtoi se institucioni qe ai drejton, do t’i marr shumë seriozisht të gjeturat dhe rekomandimet e këtij raporti, përcjell Telegrafi.
Sipas tij disa nga te arriturat më të mëdha janë, transparenca, llogaridhënia, efikasiteti, për çka u zotua se do të punohet edhe me shumë.
Si sfidë përmendi numrin e lendeve te grumbulluara dhe integrimin e sistemit gjyqësor.



