Partia e Aganit mirëpret shtyrjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore

Qeveria e Kosovës dje ka marr vendim që premiumet për sigurimet shëndetësore të nisin më së largu nga 1 korriku i vitit 2017, por që nuk do të nisin në fillim të vitit të ri.
E sipas PD-së periudha gjashtëmujore do të mundësojë përgatitjen për një nisje të suksesshme të sigurimeve shëndetësore.
“PD vlerëson se periudha e ardhshme gjashtëmujore paraqet afat të mjaftueshëm kohor për Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë fillimin e suksesshëm të reformës me të rëndësishme të financimit të shëndetësisë Kosovare”.
“Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që me përkushtimin dhe shkallën më të lartë të përgjegjësisë të udhëheqë këtë proces si dhe të sigurojë zbatimin gjithëpërfshirës të reformës shëndetësore, e cila po shënon vonesa të palejueshme me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe autoritetin publik të punëtorëve shëndetësorë dhe institucioneve shëndetësore të vendit”, thuhet në komunikatën e PD-së./Lajmi.net/