Partia e Popullit në pushtet zgjedh për kancelar ish ushtarakun

Partia e Popullit në pushtet zgjedh për kancelar ish ushtarakun

Pas 24 orësh trazirash politike, Partia e Popullit në pushtet e Austrisë ka zgjedhur Ministrin e Brendshëm, Karl Nehammer, për të marrë detyrën si kreun e partisë dhe vendit. Nehammer do të jetë zgjedhja e tretë e partisë për kancelarin brenda disa javësh, pasi Sebastian Kurz u largua nga pushteti në tetor. Ai është nën hetim pasi u përfshi në një skandal korrupsioni.

Të enjten Kurz dha dorëheqje si kreu i partisë, duke bërë që zëvendësuesi i tij si kancelar të thoshte se do të jepte gjithashtu dorëheqjen. Alexander Schallenberg tha se ishte i bindur se vendi duhet të drejtohej nga i njëjti person si kreu i partisë në pushtet. Partia Popullore (ÖVP) është në koalicion me të Gjelbërit, të cilët tërhoqën mbështetjen e tyre për Kurz, kur prokurorët thanë se po hetonin atë.

“Sot u emërova unanimisht nga udhëheqja e ÖVP si kryetar i partisë dhe në të njëjtën kohë si kandidat për kancelar federal.” tha Nehammer, shkruan BBC, transmeton KK.

Ai tha se qeveria duhet “të deklarojë qartë se çfarë është e nevojshme kur bëhet fjalë për çështjen e azilit dhe migrimit, kur bëhet fjalë për sigurinë për popullin austriak”. Të Gjelbrit nuk do t’i pengojnë, kështu që ai do të bëhet kancelar sapo të merret vesh me presidentin, Alexander Van der Bellen, për ceremoninë e betimit. Në total, të enjten pati tre dorëheqje partiake, pasi ministri i Financave Gernot Blümel gjithashtu u dorëhoq, kështu që Nehammer do të ketë detyrë të menjëhershme riorganizimin e kabinetit gjithashtu.

Ndryshimi shënon fundin e karrierës së Sebastian Kurz, i cili ishte vetëm 31 vjeç kur u bë kancelar austriak në vitin 2017. Koalicioni i tij i parë u prisg në maj të vitit 2019, kur Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë u përfshi në një skandal politik të quajtur Ibiza-gate që përfshinte një video sekrete.

Pozicioni i tij u bë i paqëndrueshëm në tetor të vitit 2021, kur prokurorët kundër korrupsionit filluan të hetojnë pretendimet se rrethi i tij kishte përdorur më parë fondet publike për “sondazhe të opinionit të manipuluara pjesërisht “. Kurz e mohoi këtë, por të Gjelbërit thanë se ai nuk ishte më i përshtatshëm për postin dhe kërkuan që të largohej.

Shpërndaje në: