Partia e Putinit i merr veç 50% të votave, Partia Komuniste rritet frikshëm

Partia e Putinit i merr veç 50% të votave, Partia Komuniste rritet frikshëm

Partia e presidentit rus, Vladimir Putinit, i ka fituar zgjedhjet parlamentare por me një rënie të fukshme.

Partia Rusia e Bashkuar fitoi gati 50 për qind të votave, duke rënë në mbështetje nga zgjedhjet e kaluara.

Kritikën më të mëdhenj të Putinit e kishin të ndaluar të garonin, dhe ka pasur shumë raportime për votim të detyrueshëm, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Komisioni zgjedhor i Rusisë mohoi pretendimet për parregullsi të mëdha.

Me 99 për qind të votave të numëruara, rivali më i madh i Rusisë së Bashkuar ishte Partia Komuniste që kishte 19 për qind të votave.

Kjo fitore e Rusisë së Bashkuar nënkupton se ata do të kenë dy  të tretat e ulëseve në parlamentin e vendit.

Në zgjedhjet e kaluara, partia e Putinit i kishte fituar 54 për qind të votave.

Komunistët, që mbështesin iniciativat e Putinit në parlament, u rritën nga 8 për qind në 19, që shënon një ngritje prej 11 për qind. /Periskopi  

Shpërndaje në: