Partia e Vuqiqit bën koalicion me Radikalët e Sheshelit
Përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe, Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Radikale Serbe, kanë nënshkruar marrëveshje për qeverisje të përbashkët në qytetin e Nishit, njofton Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.
Marrëveshja për koalicionit është vetëm fillimi i bashkëpunimit, ndërsa detajet do të përcaktohet me saktësi me anë të një programi të detajuar u tha gjatë nënshkrimit.
Sa i përket funksionit të shpërndarjes së pushteteve ajo është thënë se do të bëhet në bazë të numrit të votave të marra në zgjedhje nga secila parti.
Siç dihet, radikalët që udhëhiqen nga Vojisllav Sheshel, janë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe përkrahin një thellim të raporteve me Rusinë.
Ndërsa Vuçiq që është kryetar i Partisë Progresiste është cilësuar nga ndërkombëtaret si një politikan i moderuar, por kjo nuk ka penguar që partia e tij dhe ajo e Sheshelit të arrin koalicion në nivel lokal.



