Partia që dy herë e bëri kryetar Agim Bahtirin tash e përkrah Bedri Hamzën

Partia që dy herë e bëri kryetar Agim Bahtirin tash e përkrah Bedri Hamzën

Në përkrahje të Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, nga sot është edhe Aleanca Kosova e Re, Dega në Mitrovicë.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e AKR-së së Mitrovicës, Gjergj Beka, sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen e tyre të koalicionit parazgjedhor.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se ata po i bashkon Mitrovica dhe vullneti i përbashkët për të punuar për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.

“Na ka bashkuar Mitrovica dhe qytetarët tanë kudo që ata jetojnë. Na kanë bashkuar hallet e problemet e tyre dhe vullneti ynë i përbashkët që ta japim maksimumin tonë për t’ua lehtësuar jetesën, përmirësuar mirëqenien dhe për t’iu shërbyer sa më mirë atyre. Mitrovica ka nevojë për ndryshim dhe ne po bashkohemi që të gjithë qytetarëve, përtej interesave politike, t’ua garantojmë ndryshimet e nevojshme për të mirën e përgjithshme të Mitrovicës. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin e tyre dhe mbështetjen që po më japin në këtë garë për kryetar të Mitrovicës”, ka thënë Hamza.

Në këtë marrëveshje parazgjedhore, AKR-ja zotohet të mbështesë kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën, për kryetar të Mitrovicës.

PDK-ja dhe AKR-ja, sipas kësaj marrëveshjeje, pas fitores në zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të bashkëqeverisin për një mandat katërvjeçar.

PDK-ja dhe AKR-ja i kanë ftuar qytetarët e Mitrovicës që ta votojnë kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën, për kryetar të Mitrovicës.

Shpërndaje në: