Pas 15 orëve, Policia e Manchesterit arreston tifozin që bëri gjeste raciste

Pas 15 orëve, Policia e Manchesterit arreston tifozin që bëri gjeste raciste

Një veprim vërtetë i shëmtuar ka ndodhur në derbin e Manchesterit ndërmjet Cityt dhe United, teksa tifozi 41 vjeçar Anthony Burke bëri gjeste raciste në drejtim të futbollistit brazilian Fred

I menjëhershëm ishte reagimi i klubit të Manchester Cityt, që ka inkurajuar Policinë e këtij qyteti për ta ndjekur tifozin duke i ofruar të gjitha kamerat e sigurisë në dispozicon.

Dhe, pas 15 orëve, Policia e Manchesterit ka njoftuar se ka arrestuar Anthony Burke, 41 vjeçarin nga qyteti i Manchesterit.

 

Fotografia e Maniakët e Sportit

Shpërndaje në: