Pas 15 vitesh largohet Joachim Low nga Kombëtarja e Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Gjermanisë do të mbetet pa trajnerin e saj, Joachim Low, menjëherë pas përfundimit të kampionatit evropian EURO 2020 që mbahet në qershor të këtij viti. 

Kjo është njoftuar nga faqja zyrtare e Kombëtares së Gjermanisë në Twitter, ku shkruhet se “Joachim Low do të largohet nga ekipi kombëtar si kryetrajner pas Euro2020.”

Low kishte qenë trajner i Kombëtares së Gjermanisë prej vitit 2006, shkruan Periskopi.

Ai ka arritur të fitojë Kupën e Botës në vitin 2014, ka qenë nënkampion i Evropës në vitin 2008, dhe ka qenë fitues i Kupës së Konfederatave në vitin 2017.

Joachim #Löw will step down as national team head coach after @EURO2020. pic.twitter.com/t4OuyQmaSC

— Germany (@DFB_Team_EN) March 9, 2021

Shpërndaje në: