Pas 17 viteve, Princi Charles vizitoi Kosovën

Pas 17 viteve, Princi Charles vizitoi Kosovën

 

Pas 17 viteve, për ta vizituar Kosovën erdhi Princi Uellsit, Charles.Në Aeroportin “Adem Jashari”, presidentja në ikje, Atifete Jahjaga dhe Garda Ceremoniale e FSK-së kanë pritur sot Princin e Uellsit, i cili ateroi rreth orës 18:30 së bashku me dukeshën Cornwoll.

Me të ardhur në Prishtinë, në një ndejë të organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, ai u prit edhe nga personalite politike të vendit.Diçka që u vërejt, ishte se, megjithëse tavolinat e caktuara shumë afër mes partnerëve të koalicionit dhe opozitës, krerët e shtetit nuk kanë përshëndetur ata të opozitës në momentin e ardhjes, duke përjashtuar presidenten Jahjaga.

Në sallën ku pritej të vinte Princi Charles dhe Dukesha Cornwoll, pas kryeministrit të Kosovës, të parët që arritën ishin liderët e opozitës. Pak minuta para se të arrinte Princi në hotelin ku ishte organizuar pritja, erdhi edhe presidentja në ikje, Atifete Jahjaga, e cila përshëndeti partitë e koalicionit në pushtet, ndërsa opozitën e përshëndeti me të arritur Princi.Me të mbërritur në hotelin ku ishte organizuar pritja solemne, ai ka filluar bisedat me lidershipin kosovar, fillimisht me ata të koalicionit qeverisës, e më pas me liderët e opozitës

.Megjithatë, para princit Charles për të folur me liderët opozitarë u afrua edhe presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga.Derisa Princi bisedoi me të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli lëshuan sallën të parët, madje para se të ikte edhe vetë Princi dhe Dukesha Cornwoll.

Vizita e Princit Charles, është e rëndësishme për Kosovën. Kështu tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.O’Connell: Vizita e Princit Charles, shenjë partneriteti mes Kosovës dhe Britanisë.

Shpërndaje në: