Pas aksidentit ku e humba familjen, kujdesi shëndetësor është bërë çështje personale – Do ta kuroj kancerin

Pas aksidentit ku e humba familjen, kujdesi shëndetësor është bërë çështje personale – Do ta kuroj kancerin

Një aksident rrugor që i mori jetën gruas sime të parë dhe çikës sime ende foshnje vetëm disa javë pasi isha zgjedhur në Senat për herë të parë, tepër keq i lëndoi djemtë e mi, Bo-në [Beau] dhe Hanterin [Hunter], që ishin të mbyllur në shtretërit e spitalit për javë të tëra. Katër vjeçari Bo, do t’i kthehej vëllait të tij në spital e do t’i thoshte, “Hun, më këqyr, më këqyr, të dua.” Ai ishte krejt jeta e tij, deri në vdekjen e tij më 2015, pas një beteje të ashpër me kancerin e trurit.

Familja ime ishte me fat që kishte sigurim shëndetësor. Por, ka aq shumë familje që kanë pësuar humbje aq sa unë apo edhe më keq dhe që nuk kishin mbështetjen e pabesueshme dhe resurset që unë kisha. Përgjatë këtyre përvoja vendimtare në jetën time, kam imagjinuar se sa zor duhet ta kishin miliona nëna dhe baballarë, fëmijë e vajza që rrinë te shtretërit e spitalit të më të dashurve të brengosur se si do t’ia dalin të paguajnë për kujdesin shëndetësor që iu duhet.

Kjo është personale për mua. Kjo është arsyeja pse luftoj. Unë besoj thellësisht që kujdesi shëndetësor është një e drejtë për të gjithë – dhe jo privilegj i pak njerëzve.

Çdo amerikan meriton të ketë mendjen në paqe që vjen kur e di se keni sigurim që iu lejon të keni qasje në kujdesin e përballueshëm e të kualitetit të lartë shëndetësor. Askush në këtë vend nuk duhet që të rrijë shtrirë në shtrat duke parë tavanin e duke menduar, “çka do të bëj unë nëse gruas i del që ka kancer në gji?” apo “nëse burri ka sulm në zemër?”

Nuk gjeni paqen në mendjen nëse nuk mund të përballoni kujdesin shëndetësor për fëmijën tuaj të sëmurë apo për anëtarin e familjes, nëse iu duhet të vendosni se a të siguroni ushqim në tavolinë, apo të shkoni te doktori. Ky ishte realiteti për miliona amerikanë para se të vinte Obama.

Prandaj, kjo është arsyeja pse qëndroja krenar afër Barack Obamas dhe luftoja që të kalonte Akti i Kujdesit të Përballueshëm. Kjo është arsyeja pse e kundërshtoja çdo përpjekje – prej Republikanëve apo Demokratëve – që të hiqnin këtë ligj historik. Dhe kjo është arsyeja pse kam propozuar një plan kujdesi shëndetësor, që është më i shpejtë, dhe që më efektshëm arrin mbulueshmëri universale. Plani im do të ngris vlerën e kredive të taksave te premiumet më të vogla dhe do të zgjas mbulueshmërinë për më shumë amerikanë të klasës punëtore, në atë formë që asnjë familje që blen sigurimin në formë individual, pavarësisht të ardhurave, të mos shpenzojë më shumë se 8,5 për qind të të ardhurave në sigurim shëndetësor.

Duke kalkuluar vlerën e kredive të taksave bazuar në koston e një plani më gjeneroz, më shumë familje do të kenë mundësinë të përballojnë mbulueshmëri më gjeneroze. Familjet që marrin pak para do të kenë mundësinë të marrin kujdes cilësor shëndetësor, siç e meritojnë, dhe familjet e klasës së mesme do t’i shohin premiumet e tyre derisa reduktohen.

Si president, unë do të krijojë një opsion të ri publik, me kosto më të ulët të kujdesit shëndetësor dhe do t’i përballojmë sfidat kryesore të kësaj pune, përfshirë të reduktojmë dhunën që na vjen nga armët dhe t’i kurojmë sëmundjet e tmerrshme si kancerin dhe Alz-heimerin. E di që është e vështirë të realizohet. Por po ashtu besoj se nuk ka asnjë shkak më të rëndësishëm për amerikanët./Periskopi

Shpërndaje në: