Pas Amerikës, Franca kapet keq me Britaninë për krizën e Kanalit: S’flasim si ju në Twittera

Pas Amerikës, Franca kapet keq me Britaninë për krizën e Kanalit: S’flasim si ju në Twittera

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar “Nuk mund të komunikojmë për këto çështje përmes postimeve në Twitter” pasi kryeministri britanik kishte lansuar një plan pesë-pikësh për krizën në Kanal përmes Twitterit.

Macron i ka thënë Boris Johnsonit “të bëhet serioz” ose të mos përfshihet në bisedimet se si të ndalet numri i njerëzve që ikin nga lufta dhe varfëria përmes Kanalit që lidh Francën me Britaninë.

Në një shenjë tjetër të eskalimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve prej vdekjes së 27 njerëzve të mërkurën, lideri francez kritikoi vendimin e Britanisë që të lansonte planin pesë-pikësh me anë të Twitterit në vend të mbajtjes së bisedimeve bilaterale në formën e duhur, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Letra për Macronin u dërgua publikisht si postim në Twitter, në kohë për ballinat e gazetave britanike.

“Para dy ditësh kam folur me kryeministrin Johnson në formë serioze,” tha Macron në një konferencë për media të premten. “Për pjesën që më takon, do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë, siç e bëj me të gjitha shtetet dhe të gjithë ldierët. Jam i befasuar me metodat kur ato nuk janë serioze.”

“Ne nuk komunikojmë nga një lider te tjetri për kësi çështjesh përmes postimeve në Twitter dhe letrave që bëhen publike. Ne nuk jemi sinjalizues. Mos, mos,” tha z. Macron. /Periskopi

Shpërndaje në: