Pas ankesave, një tjetër qendër testimi për COVID hapet nesër në Prishtinë

Pas ankesave, një tjetër qendër testimi për COVID hapet nesër në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njoftoi se prej nesër do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Sipas tyre, ky vendim është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në Ambulancën e mjekësisë familjare te Qendra Studentore te Mensa.

Shpërndaje në: