Pas Cikalleshit, Shqipëria rrezikon edhe një mungesë të madhe për ndeshjen ‘finale’ ndaj Polonisë

Pas Cikalleshit, Shqipëria rrezikon edhe një mungesë të madhe për ndeshjen ‘finale’ ndaj Polonisë

Shqipëria merr një lajm negativ pak orë përpara startit të ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë. Mesfushori kuqezi Klaus Gjasula dyshohet si i infektuari i radhës me COVID-19, teksa po kryen dhe testet e fundit.

Një lajm i keq për Kombëtaren teksa Edi Reja është me “dhimbje koke” pasi ka humbur nga një lider për çdo repart, Gjimshiti i cili u dëmtua në krah dhe u kushtëzua që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Sokol Cikalleshi në majën e sulmit rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe sëfundmi Gjasula në mesfushë që dyshohet të jetë i infektuari i radhës në kampin kuqezi.

Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Shpërndaje në: