Pas daljes së videos, Gjyshinca thotë se u godit nga Arben Gashi prej përmbas

Pas daljes së videos, Gjyshinca thotë se u godit nga Arben Gashi prej përmbas

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka komentuar videon e publikuar sot ku sqarohet situata se çka ndodhi në Kuvend e Kosovës.

Sipas deputetit Gjyshinca ai është sulmuar fizikisht nga Arben Gashi.

“Ju ftoj ta shikoni të dokumentuar me video mësymjen fizike nga prapa shpinës sime të deputetëve të LDK-së ndaj meje. Pastaj goditjet fizike nga Arben Gashi në prani të një grumbulli personash në koridorin e Kuvendit”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, VV-ja akuzoi deputetët e LDK-së se e sulmuan Gjyshincën, mirëpo këtë e mohuan Gashi e Shala. Madje, Gashi e Shala thanë se ekzistojnë kamerat e sigurisë dhe se ato mund të tregojnë të vërtetën.

Shpërndaje në: