Pas dënimit Sancho reagon ashpër kundër Bundesligës: Jeni qesharakë

Pas dënimit Sancho reagon ashpër kundër Bundesligës: Jeni qesharakë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, u dënua nga drejtuesit e Bundesligës për shkak të thyerjes së rregullave të COVID-19. Anglezi u qeth në shtëpi pa përdorur maskat dhe dorezat.

Ylli i ri e publikoi foton gjatë qethjes në rrjetet e tij sociale dhe kjo i ka kushtuar një gjobë nga drejtuesit e Bundesligës. Sancho nuk ishte i vetmi lojtar që dënohej, pasi bashkë me të u dënua dhe Manuel Akanji.

I riu ka komentuar vendimin me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Një vendim qesharak nga Bundesliga”, – shkruan Jadon Sancho shkurt në Twitter. Ai nuk është aspak dakord me një masë të tillë, prandaj po mendon që ta apelojë vendimin.

Shpërndaje në: