Pas dialogut në Bruksel, “Kurti niset për Kosovë”

Pas dialogut në Bruksel, “Kurti niset për Kosovë”

Gazetarja Erisa Zyka, ka folur në lidhje me takimin e mbajtur sot mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Zyka tha se në bazë të informacioneve që ka, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është nisur tashmë për në Kosovë.

“Me informacionet që kemi, kryeministri i Kosovës është nisur drejt aeroportit dhe në këtë moment duhet të jetë duke udhëtuar dhe sipas gjasave e njëjta gjë thuhet edhe për Vuçiq”, është shprehur Zyka, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se BE ka thënë se ka pasur dy pjesë të rëndësishme të takimit, ku në pjesën e parë është diskutuar për vizionin e secilës palë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra se si e shohin Kosova e Serbia normalizimin, cilat janë pikat që mund të diskutohet e si mund të shkohet deri të ky normalizim.

“Për BE-në kjo ka pasur shumë vlerë pasi tregon pikat kryesore sipas të cilave mund të ndërtohet edhe marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme”.

Edhe pse BE pranon se s’ka pasur pajtueshmëri për të gjitha pikat, pra, ka pasur më shumë papajtueshmëri se pajtueshmëri mes Kurtit e Vuçiq, thonë se ishte shumë interesante se të dy kanë dëgjuar me shumë vëmendje njëri-tjetrin dhe tashmë ka pasur një frymë shumë konstruktive, gjë që ne nuk e dinim”, është shprehur zyka, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sipas Zykës, pjesa e dytë e takimit është fokuar te agjenda, ku pika kryesore siç tha ajo, ka qenë njohja e targave dhe dokumenteve për lëvizjen e automjeteve mes dy vendeve.

“Këtu nuk është arritur marrëveshje pasi asnjëra palë s’është dakorde prandaj është lënë një afat deri më 1 shtator në mënyrë që ato me kanalet e ndryshme të komunikimit që ka BE-ja të mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: