Pas dramës me Granitin, Fifi befasohet nga fansat e saj në Big Brother

Pas dramës me Granitin, Fifi befasohet nga fansat e saj në Big Brother

Fifi mbetet ndër personazhet më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Këngëtarja e njohur nga Kosova prej hyrjes në spektakël ka qenë në fokus sidomos për raportin e saj me ish-futbollistin, Granit Cana.

Por, sot pas një raporti të afërt mes tyre, Graniti ishte ai që i bëri me dije Fifit se nuk është i gatshëm ta dërgoi raportin e tyre në një nivel tjetër.

Kjo gjë e la të lënduar këngëtaren, e cila ka gjetur mbështetje tek fansat e saj, që në një ditë si kjo iu gjenden afër duke i bërë një befasi të këndshme.

Në një baner të madh, ata i treguan këngëtares se vazhdojnë ta përkrahin dhe se e duam shumë.

“Fifi, të duam shumë, nanushat”, shkruhen në baner të cilin Fifi tha se do ta vendos në një vend ku do ta shohin të gjithë.

Shpërndaje në: