Pas “ë”-së, Zafir Berishës i del problem i papritur me shkronjën “j”

Pas “ë”-së, Zafir Berishës i del problem i papritur me shkronjën “j”

Koordinatori në detyrë për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka bërë një postim në Facebook duke e etiketuar Albin Kurtin si “qiraxhi” dhe më të lidhur me Norvegjinë se sa me Kosovën.

Berisha që njihet për telashet në përdorimin e shkronjës “ë”, në postimin e fundit është përballur me një problem të papritur me shkronjën “j”.

Atij nuk i është shfaqur shkronja “j” në fjalinë e dytë të postimit kur në vend të “të drejtën” shkruan “të dretën”. Dhe më pas, ai shkruan “dretohen” në vend të “drejtohen”, përcjell Periskopi.

Por, Berisha ka bërë edhe gabimet e zakonshme me shkronjën “ë”.

Në vend të “merr”, shkruan “merre”.

Në vend të “popull”, shkruan “popullë”.

Në vend të “shtëpin”, shkruan “shtëpinë”.

Në vend të “oborrë”, shkruan “oborr”.

Ka dyshime se Koordinatori për Siguri Kibernetike bën gabime të qëllimshme drejtshkrimore në mënyrë që fjalitë e tij të mos përkthehen në gjuhë të tjera përmes platformave të përkthimit.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

CILA MUNDET ME QENË PËRGJEGJËSIA E NJË QIRAGJIU NË KOSOVË!

Kur një hipokrit si Albini e merrë të dretën me u thirrë në emër të popullit a ka më ofendim për atë popullë, kur dihet se ai në Kosovë jeton me qira!

Nuk po e kuptoj kur i dretohet popullit për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka fjalën për norvegjezët ku e ka shtëpin dhe familjen, apo për qytetarët e Kosovës me të cilët manipulon deri në ekstrem për llogari të agjendava të dyshimta.

Referimi në terma moiste e marksist-leninist, tregon se ky “tip” e ka humbur rrugën në oborrë dhe nuk është duke ecur me kohën!

Zafa

Shpërndaje në: