Pas fitores Macron merr urime nga liderët e Bashkimit Evropian

Pas fitores Macron merr urime nga liderët e Bashkimit Evropian

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij edhe për një mandat si president i Francës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se ata llogarisin në Francën edhe për pesë vjet të tjera.

“Në një periudhë të ndërlikuar, ne dëshirojmë një Evropë solide dhe një Francë plotësisht të përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik”, ka shkruar Michel në Twitter.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Viola von Cramon, ka theksuar se mezi pret të punojë edhe një herë me presidentin e rizgjedhur.

“Bashkë, do ta qojmë për para Francën dhe Evropën”,ka shkruar Von Cramon në Twitter, shkruan BBC.

Shpërndaje në: