Pas fitores së Bulliqit në Llap, Mimoza Kusari ‘harron’ Alternativën: Flet si anëtare e VV-së

Pas fitores së Bulliqit në Llap, Mimoza Kusari ‘harron’ Alternativën: Flet si anëtare e VV-së

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur pas fitores së Shpejtim Bulliqit të Vetëvendosjes në Podujevë duke shprehur bindjen se ndryshimi i radhës po vjen në krejt Kosovën.

Mimoza Kusari është bërë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe ishte pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie ku mori mbi 23 mijë vota.

Nuk dihet nëse ndryshimi i Kusari-Lilës ka të bëj edhe me iniciativën e saj politike, përcjell Periskopi.

Ky është statusi i plotë i saj: 

“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumuluar me situatën në Kosovë. Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime kryetar i zgjedhur i Podujevës. Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti”, shkruan Kusari-Lila në Faceboo

Shpërndaje në: