Pas fotos së policit që qau në Drenas, edhe një moment tjetër i Policisë së Kosovës po bëhet viral

Pas fotos së policit që qau në Drenas, edhe një moment tjetër i Policisë së Kosovës po bëhet viral

Policia e Kosovës së fundmi ka kaluar nëpër një periudhë aspakt të këndshme pasi një hetues i policisë u përfshi në një skandal seksual. Rasti që preku dhe nxiti reagime nga të gjithë në vend, ndodhi në Drenas me të cilin po merret Gjykata.

Por, pavarësisht kësaj, policia po i qëndron pranë qytetarëve për sigurinë e tyre dhe respekti për ta shprehet në forma të ndryshme.
Por, një gjë jo shumë e zakonshme ka ndodhur në rrugët e Vitisë. Dikush e ka fotografuar momentin.
Plus Tv ka siguruar një fotografi, kur dy polic ia plotësojnë dëshirën një fëmije që të rri pak me ta, dhe e kapin në krahë fëmijën, një gjest ky afërsie midis tyre dhe një veprim mbresëlënës.
Fotoja është pëlqyer shumë në rrjetet sociale. /PlusTv/

Shpërndaje në: