Pas gati dy javësh bojkot: Haki Abazi kthehet në Kuvend

Pas gati dy javësh bojkot: Haki Abazi kthehet në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është kthyer në seancën e Kuvendit të Kosovës, gati dy javë pasi kishte vendosur ta bojkotonte institucionin më të lartë ligjvënës, për disa arsye që tha se ia kishte transmetuar lidershipit të partisë.

Ish-zëvendëskryeministri, i cili më 23 nëntor mungoi në Kuvend, kishte thënë se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bënte atë veprim.

“Të dashur qytetarë- votues, Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot”, kishte shkruar Abazi.

Shpërndaje në: