Pas gati dy vitesh pauzë nga muzika, rikthehet këngëtarja shqiptare

Pas gati dy vitesh pauzë nga muzika, rikthehet këngëtarja shqiptare

Me siguri të gjithë i kujtoni disa nga këngët e saj të publikuara deri para gati dy vitesh.

Bëhet fjalë për Ari Blue, e cila nuk ka qenë aktive në muzikë tash e një vit e shtatë muaj.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka paralajmëruar rikthimin në muzikë, me shumë ndryshime.

“I think it’s time…të ejten në ora 17:00 publikohet konga e re qe mundeni me degju ne te gjitha platformat online…Prisni e degjoni”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ku paralajmëron projektin e ri.

Ajo që bie në sy është se këngëtarja në fjalë, ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme, e kjo gjë nënkupton një rikthim ndryshe të saj në muzikë.

Ari Blue, ka zbuluar vetëm disa pamje nga klipi i ri, e se me kë ka punuar, si titullohet kënga e gjithçka tjetër, na mbetet ti kuptojmë të enjten në ora 17:00 kur do të publikohet projekti i saj.

Shpërndaje në: