Pas gjithë fjalëve që tha për të, Graniti habit me postimin e fundit për Fifin

Pas gjithë fjalëve që tha për të, Graniti habit me postimin e fundit për Fifin

Ka një javë që Granit Cana është eleminuar nga loja e Big Brother Albania VIP.

Të martën, ai ishte i pranishëm në studio, ku dhe tha se tani Fifin po e sheh më qetë brenda shtëpisë, dhe se i bëhet qejfi që ajo ka gjetur ngushëllim tek Dj Dagz.

Tani, ai ka bërë një postim mbështetës për këngëtaren nga Kosova.

Në Instagran, ish-banori i Big Brother VIP ka publikuar një fotografi të përbashkët me Fifin, derisa ka bërë edhe një dedikim për këngëtaren.

“Vazhdo Fifi…Bëje për neve”, duke lënë të nënkuptohet që Fifi të arrijë fitoren e këtij edicioni të parë VIP, gjë kjo që ish-futbollisti e shprehu edhe mbrëmë gjatë spektaklit.

Ndryshe, Graniti gjithashtu tha se ai ka sakrifikuar lojën e tij për Fifin, duke parë që ajo ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku dhe zbuloi se kishte derdhur gjak nga hundët dhe goja gjatë qëndrimit në shtëpi, por që kamerat nuk e dhanë asnjëherë këtë moment.

Shpërndaje në: