Pas Haxhiut, shkruan Sallahu: Në vend të ndjekjes së kriminelëve, vet prokurorët janë të involvuar

Pas Haxhiut, shkruan Sallahu: Në vend të ndjekjes së kriminelëve, vet prokurorët janë të involvuar

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas dyshimeve të fundit për skandal në rrjetin prokurorial.

“Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”, ka shkruar Sallahu në një postim në Facebook.

“Është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë”, ka shtuar zëvendësministri.

“Përveç mekanizmit të vetingut, janë shumë të rëndësishme edhe ndryshimet ligjore që eliminojnë piramidat kriminale. Siç kemi thënë shteti i së drejtës nuk ka alternativë, prandaj edhe shumë shpejt pritet që këto ndryshime t’i procedohen Kuvendit të Kosovës”.

Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”

Shpërndaje në: