Pas humbjes, Agim Bahtiri ‘fluturon për’ në Holandë (Pamjet në aeroport)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka udhëtuar tek familja e tij në Holandë.

“Jepi Zë” ka siguruar edhe videon ku shihet kryetari Bahtiri në Aeroportin e Prishtinës teksa bëhet gati për fluturimin e tij, shkruan Jepi Zë.

Pas humbjes në zgjedhjet e fundit për kryetar të Mitrovicës, Bahtiri ka vendosur të shkojë në Holandë tek familja e tij e gjerë që t’i vizitojë, por sipas informacioneve ai do të kthehet sërish pas disa ditësh.

Ndryshe Bahtiri ka pranuar humbjen nga rivali i tij politik, Bedri Hamza, të cilit edhe i ka uruar fitoren dhe ka shprehuar gatishmërinë për dorëzimin e detyrës.