Pas humbjes nga Milani, vjen edhe një lajm i keq për Juventusin

Pas humbjes nga Milani, vjen edhe një lajm i keq për Juventusin

Futbollisti i kësaj skuadre, Alex Sandro ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe ende nuk dihet se sa do t’i mungojë skuadrës kampione.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi.

“Pas largimit nga fusha e lojës në pjesën e parë të finales së Superkupës të premten, testet fillestare mjekësore kanë treguar se Alex Sandro i ka tërhequr muskujt fleksorë të kofshës së djathtë”.

“Situata e lojtarit anësor brazilian do të monitorohet nga afër në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: