Pas humbjes së debatit nga Arben Vitia, Haki Abazi bëri një konspiracion të pabesueshëm

Pas humbjes së debatit nga Arben Vitia, Haki Abazi bëri një konspiracion të pabesueshëm

Deputeti dhe kryetari i komisionit për integrime evropiane, Haki Abazi, ka bërë një konspiracion pas përfundimit të debatit mes Përparim Ramës dhe Arben Vitisë, dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Në debatin e vetëm serioz mes kandidatëve që kanë mbetur në balotazh për të fituar Prishtinën, Përparim Rama doli të ishte shumë më bindës dhe e zuri ngushtë disa herë kandidatin Arben Vitia.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak ish zv.kryeministrit të Kosovës, Haki Abazit, i cili përsëri ka bërë konspiracione.

“A ka ardhur Grenell për ta ndihmuar Përparim Ramën dhe LDK-në në zgjedhje!?” – ka shkruar z. Abazi, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që pikërisht konspiracionet mbi Grenellin i kishte shfrytëzuar Haki Abazi për ta dëmtuar LDK-në në të kaluarën.

Por, LDK kishte bërë reforma të brendshme që kishin rezultuar në ndërrimin e kryetarit dhe madje gjithë kryesisë.

Për më tepër, z. Përparim Rama nuk ka kurrfarë historie politike me kastën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje në: