Pas hyrjes me pagesë në Prishtinë, Zafir Berisha bën thirrje që “buka të hahet në mes të rrugës”

Pas hyrjes me pagesë në Prishtinë, Zafir Berisha bën thirrje që “buka të hahet në mes të rrugës”

Koordinatori Nacional i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, ka bërë një postim mjaft domethënës në llogarinë e tij në Facebook.

Duke ndarë me me miqtë e tij një fotografi ku duket përpara hotelit të tij me emrin “Kështjella”, ai bën thirrje që buka të hahet në mes të rrugës nëse “është nxjerrë me punë të ndershme”.

”Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës”” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Ndërkohë që këto ditë është iniciuar propozimi që në Prishtinë qytetarët e komunave të tjera të futen pasi të paguajnë një biletë.

Nuk dihet qëndrimi i z.Berisha sa i përket kësaj çështjeje.

Shpërndaje në: