Pas Ibrahimovicit lëndohet edhe ylli tjetër i Milanit

Pas Ibrahimovicit lëndohet edhe ylli tjetër i Milanit

Një nga pikat më të forta të Milanit të Piolit gjatë këtij viti, përveç suedezit Zlatan Ibrahimovic, ka qenë padyshim edhe danezi Simon Kjaer, që ka luajtur thuajse të gjithë ndeshjet dhe është shfaqur si një digë e pakalueshme për kundërshtarët.

Megjithatë 32-vjeçari u dëmtua mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Celtic dhe la fushën e lojës që në minutën e 11’, ndërsa sot u është nënshtruar edhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Ato kanë konstatuar një tërheqje të gradës së parë të muskulit të kofshës së djathtë, ndërsa vlen të theksohet se ende nuk mund të përcaktohet data e rikthimit në fushë, pasi javën e ardhshme Kjaer do t’i nënshtrohet një tjetër ekzaminimi mjekësor.

Një dëmtim të ngjashëm ka edhe suedezi Zlatan Ibrahimovic, i cili po bën dy javë jashtë fushave të lojës dhe pritet të pushojë të paktën edhe një javë tjetër.

Në mungesë të Kjaer, Pioli do t’i besojë dyshes Romagnoli-Gabbia, me këtë të fundit që po gjen shumë hapësira këtë sezon, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të Duarte e Musacchio.

Shpërndaje në: