Pas identifikimit të sulmuesit të Vehbi Kajtazit, Faton Ramadani i shkruan Parim Ollurit (Foto)
Faton Ramadani, i cili u shoqërua dje në polici, pasi u sulmua gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar sot pas identifikimit nga ana e organeve të rendit, për sulmuesin ndaj gazetarit.
Ramadani i ka komentuar në një status drejtorit të ‘’Insajderi’’t, Parim Ollurit duke ia bashkangjitur një fotografi ku thotë se persona të shoqëruar me Kajtazin kanë dashur ta rrahin atë.
Madje për këtë, Ramadani ka thënë se e posedon shkrimin e Ollurit kur ky i fundit thotë se ai e ka rrahur. E për këtë, Ramadani mendon ta padisë Ollurin.
Më poshtë e keni bisedën e tyre.
Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuar për sulm ndaj gazetarit Kajtazi, është Fitim Thaçi.




