Pas kapjes së Luhanskut, Rusia po përgatitet për sulme ndaj Donetskut

Pas kapjes së Luhanskut, Rusia po përgatitet për sulme ndaj Donetskut

Stafi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase ka thënë se pas kapjes së krahinës Luhansk që ishte edhe qyteti i fundit i kontrolluar nga Ukraina, forcat ruse janë duke u përgatitur të vazhdojnë lëvizjen e tyre drejt qyteteve në Donetsk që ende kontrollohen nga Kievi, shkruan CNN.

“Në drejtimin e Slovianks, njësitë e armikut janë duke u përpjekur për të vendosur kontroll mbi të gjitha krahinat e Bohorodychne, Mazanivka dhe Dolyna nëpërmjet sulmeve operacionale”, tha ushtria ukrainase në një njoftim të hënën.

Fokusi tani është zhvendosur drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk, dy qendrat më të populluara të zonës.

“Armiku është duke rigrupuar trupat për të vazhduar sulmin. Për këtë qëllim, një grup taktik ka lëvizur nga rajoni i Izium në drejtim të Snizhkivka dhe njësi shtesë të artilerisë janë zhvendosur”, thuhet në njoftim

Pas kapjes së qytetit të Lysychanks, forcat ruse tani kontrollojnë pothuajse të gjithë krahinën e Luhansk, duke u përballur me pak rezistencë. /Periskopi/

Shpërndaje në: