Pas largimit të opozitës, kthehet në komision për raportim ministër Sveçla

Pas largimit të opozitës, kthehet në komision për raportim ministër Sveçla

Pas tensioneve të krijuara në  komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, janë kthyer për të raportuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, mirëpo pa praninë e opozitës.

Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.

Mes tyre pati edhe përleshje verbale. “Zotri Cfeklla, mos me shit mend ti mu këtu”, tha Berisha drejtuar ministri Sveçla.

Shpërndaje në: