Pas Majlinda Kelmendit, dështon edhe Loriana Kuka: Mposhtet dy herë radhazi dhe mbetet pa medalje

Pas Majlinda Kelmendit, dështon edhe Loriana Kuka: Mposhtet dy herë radhazi dhe mbetet pa medalje

Loriaka Kuka ka mbetur pa medalje nga turneu i xhudos, Grand Prix, pasi i pësoi dy humbje radhazi të dielën në Budapest. 

Kuka e lëshoi mundësinë për të luftuar për medalje të artë pasi u mund në çerekfinale nga kubania, Karen Stevenson, dhe më pas edhe rastin për medalje të bronztë pasi humbi në repechage nga portugezja Patricia Sampaio në kategorinë -78 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Vetëm një fitore dhe dy humbje radhazi nënkuptojnë se Kuka rikthehet në Kosovë duar bosh nga Budapesti.

22-vjeçarja e nisi mirë, edhe pse rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e mposhtur hungarezen Fanni Toth në rundin e dytë.

Por, ajo u ndal në çerekfinale, për shkak e u mund me ippon nga Stevenson në një luftë të ngushtë, para se të pësonte një humbje tjetër edhe më dëshpëruese që e la atë pa medalje.

Patricia Sampaio e mposhtin kosovaren Kuka me ippon pas një lufte të gjatë.

Kosova, megjithatë, nuk rikthehet nga Hungaria duarthatë, pasi Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e fituan nga një të argjendtë të premten, ndërkohë që Akil Gjakova e rrëmbeu të artën të shtunën, në kategoritë e tyre përkatëse.

Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka nuk ia dolën kësaj radhe.

Shpërndaje në: