Pas Man Unitedit dhe Tottenhamit edhe klubi i tretë nga Premier League futet në garë për Muriqin

Pas Man Unitedit dhe Tottenhamit edhe klubi i tretë nga Premier League futet në garë për Muriqin

Vedat Muriqi rrallëherë e ka gjetur veten jashtë kryetitujve në kohët e fundit, sidomos pasi u raportua se Tottenhami ka dërguar skautë për ta parë atë në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë.

Raportet e mëtutjeshme potencuan se edhe Manchester Unitedi është duke e përcjellur situatën e 25-vjeçarit, raporton Periskopi.

Sulmuesi gjigant u transferua te Fenerbahce pasi realizoi plot 17 gola për Rizesporin fushatën e kaluar dhe, sipas “Express”, Manchester United dhe Spurs janë duke e përcjellur vazhdimisht Muriqin, i cili shënoi në fitoren e Anglisë 5-3 kundër Kosovës.

Vedat Muriqi of Kosovo beats Jordan Pickford of England from the penalty spot to make it 5-3 during the UEFA Euro 2020 qualifier match between England and Kosovo at St. Mary's Stadium on...

West Hami është gjithashtu i interesuar, sipas “Sabah”.

Mbetet të shihet se cili klub do ta fitojë garën për shërbimet e tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: