Pas marrëveshjes me LDK-në, Pacolli ka një kërkesë për qytetarët e vendit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nga sot LDK dhe AKR do të garojnë se bashku në koalicion.
Pacolli shprehet i bindur se fitorja do t’i takojë këtij koalicioni.
“Ne do t’i ftojmë zgjedhjet dhe me neve do të parandalohet e keqja. Kosova definitivisht do të ndryshojë dhe do të kthehet në binarë të duhur. Së bashku me LDK-në do të arrijmë ta implemetnojmë programin tonë. Program qe garantoj rritje mbi 8 %. Ju garantoj se Qeveria e ardhshme do të punojë”, ka thënë Pacolli, transmeton ‘Indeksonline’.
Ai ka kërkuar nga qytetarët qe ta mbështesin këtë koalicion.
“Ky koalicion nuk do të jetë i krimit dhe as i dhunës. Programi i LDK-së me ka binde qe të bëjmë marrëveshje për koalicion parazgjedhor”, ka shtuar Pacolli.



