Pas marrëveshjes me MCC, Grenell ia kujton Kurtit refuzimin e gazit amerikan

Pas marrëveshjes me MCC, Grenell ia kujton Kurtit refuzimin e gazit amerikan

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit e cila u arrit dje, ka ngjallur reagime të shumta si brenda Kosovës por edhe jashtë saj.

Një reagim të tillë e ka bërë kongresisti amerikan Bill Keating i cili është shprehur se Kosova gjithmonë ka mirëpritur përfshirjen e SHBA-së në Ballkan.

Ndërsa ndaj Keating ka reaguar ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell në reagimin e tij të bërë në Twitter ia ka ka kujtuar kongresistit amerikan Bill Keating, kohën kur Kurti kishte refuzuar marrëveshjen për gazin amerikan.

Tutje ish i dërguari special ka shtuar se sipas tij, kjo dobësi nuk e ndihmon diplomacinë amerikane.

“Kongresmeni Keating thotë: “Kosova… e ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi.” A ishte Keating në gjumë vjeshtën e kaluar kur Kurti refuzoi LNG-në e SHBA-së?! Ky lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”, ka thënë Grenell.

Shpërndaje në: