Pas marrëveshjes për rrymën, Petkoviq thotë se tash është hapur rruga për krijimin e Asociacionit

Pas marrëveshjes për rrymën, Petkoviq thotë se tash është hapur rruga për krijimin e Asociacionit

Kryenegociatori i Serbisë për bisedime me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se pas miratimit të udhërrëfyesit për realizimin e Marrëveshjes për Energjinë nga viti 2013, u hap rruga për bisedime për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviq tha që këto bisedime deri më tani i ka refuzuar Qeveria i Kosovës, raporton RTS.

“Duke pasur parasysh se Prishtina ka refuzuar të diskutojë për energjinë dhe pjesët e rëndësishme të marrëveshjes për vite me radhë, jo vetëm që e detyruam Prishtinën të bisedojë, por u pajtuam edhe për shumë çështje të rëndësishme për jetën e popullit tonë në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Tutje Petkoviq tha që ky udhërrëfyes përfaqëson një sërë hapash, afatesh dhe përgjegjësish të të dyja palëve që fillojnë të funksionojnë në momentin që Elektrosever merr një licencë furnizimi”.

“Është shumë e rëndësishme sepse ne kemi pavarësi në furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës. Kemi arritur të sigurojmë furnizim normal me energji elektrike për konsumatorët. Një pjesë e energjisë elektrike nuk ka arritur te konsumatorët”, tha Petkoviq.

Shpërndaje në: