Pas ndejes së shtalbave, Kurtit i kujtohet se është “Sunny Hilli”, takon Dua Lipën dhe babain e saj

Pas ndejes së shtalbave, Kurtit i kujtohet se është “Sunny Hilli”, takon Dua Lipën dhe babain e saj

Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit më në fund iu kujtua se ylli ndërkombëtar Dua Lipa është në Kosovë, shkruan Periskopi.

Sot është dita e fundit e festivalit ‘Sunny Hill’, por Kurti nuk ka qenë as ta vizitoi ambientin ku po mbahet.

Kreu i shtetit ishte prezent në disa organizime të cilat po mbahen në Kosovë si në hapjen e festivalit “Manifesta” e në “Ndejën e shtalbave”.

Ai sot njoftoi se ka takuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipën e të cilës ia thuri disa lëvdata përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Shpërndaje në: