Pas pezullimit të Ligjit për Pagat, reagon Ismaili: Vendim zhgënjyes e frustrues

Pas pezullimit të Ligjit për Pagat, reagon Ismaili: Vendim zhgënjyes e frustrues

Sot Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Pagat duke lënë kështu mbi 60,000 punëtorë pa rritje rrogash.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai është shprehur se ky vendim i cili është pezulluar për implementim deri më 30 mars të 2020 është zhgënjyes dhe frustrues.

Ismaili është shprehur se punëtorët e sektorit publik është dashur këtë muaj t’i marrin pagat me rritje duke e quajtur dëshpërues këtë vendim.

Për dy vite pandërprerë kemi punuar që të përmirësojmë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë. Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim”, ka shkruar Ismaili.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendimi i sotëm i Gjyaktës Kushtutese për të pezulluar implementimin e Ligjit për Paga deri me 30 mars të vitit 2020 është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues. Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese. Për dy vite pandërprerë kemi punuar që të përmirësojmë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë. Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim.

Shpërndaje në: