Pas prezantimit të Mercedes-Maybach S-Class, Audi i “kundërpërgjigjet” me limuzinën luksoze A8 L Horch

Periskopi.com Tech & Auto

Prodhuesi gjerman i veturave Audi, ka prezantuar limuzinën e saj më luksoze.

Është paralajmëruar të jetë rival i Merces-Maybach S Class. Bëhet fjalë për Audi A8 L Horch që u prezantua në Kinë.

I bazuar në versionin standard Audi A8, limuzina L Horch në shikim të parë duket se është për 130 mm më i gjatë.

Edhe më impozante është brendësia e kësaj veture, ku pronarët e tyre sigurisht se do të qëndrojnë të ulur në pjesën e pasme, e jo në cilësinë e shoferit që është e rezervuar enkas për një shofer zyrtar.

Në pjesën e pasme janë dy ulëse gjigante të ngjashme me një kolltuk, të pajisur me ngrohëse, sistem ventilimi dhe masazh.

Ato i ndanë konzola qendrore me komanda elektrike për rregullimin e pozicionit të ulëseve dhe ekranet e ndjeshëm në prekje, e aty mund të aktivizohet edhe ajri i kondicionuar që është i ndarë në dy zona.

Pjesa e përparme e kabinës, gjykuar nga fotografitë, dallon shumë në raport me enterierin e Audi A8 të “thjeshtë”.


Vërehen materiale më cilësore dhe luksoze, e kur është fjala për motorin, është interesant sesi Audi nuk ka vendosur ndonjë motor më të madh.

A8 L Horch ka motor 3.0 litra V6 twin-turbo me benzinë që prodhon 340 kuaj-fuqi, e fuqinë e bartë në të katër rrotat falë ndërruesit automatik.