Pas raketës, deputet Kokaj i VV-së shpërblen popullin live me një ligjëratë 1 orëshe rreth Fizikës kuantike

Pas raketës, deputet Kokaj i VV-së shpërblen popullin live me një ligjëratë 1 orëshe rreth Fizikës kuantike

Deputeti i mirënjohur i Vetëvendosjes, z.Jahja Kokaj, ka filluar ciklin e një serie ligjëratash në faqen e tij në Facebook, rreth fenomeneve të natyrës kuantike.

Z.Kokaj i cili është mjaft aktiv shkencërisht dhe shquhet për idetë inovative, në këtë ligjëratë shpjegon të menduarit abstrakt.

Megjithëse deputet Kokaj e quan të thjeshtë dhe të pa ngarkuar me terme shkencore ligjëratën e tij 1 orëshe, për ta dëgjuar atë [ligjëratën] nevojitet koncentrim dhe kohë [por që të dyja, ia vlejnë].

Disa nga gazetarët tonë të pasionuar pas shkencës dhe filozofisë, e kanë dëgjuar me vëmendje këtë ligjëratë të Kokajt dhe vlerësuan që të njëjtën ta ndajmë me ju, lexues të dashur.

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës është në pushim, janë për t’u vlerësuar angazhimet si ky i deputetit Kokaj, në shërbim të popullit.

Video:

Shpërndaje në: