Pas raketës kineze, tash leopardi kinez: Shpërthen zemërimi pse nuk u tregua për rrezikun

Pas raketës kineze, tash leopardi kinez: Shpërthen zemërimi pse nuk u tregua për rrezikun

Një raketë kineze tashmë ka rënë diku në Oqeanin Indian, por që rrezikonte të binte edhe mbi kokat tona, apo kokat e dikujt tjetër në zonat e banuara të tokës. Dhe tash, vëmendja ndërkombëtare është marrë nga një kafshë e rrezikshme që ka ikur nga një park kinez qe një javë.

Kërkiemt për leopardin e fundit nga tre të tillë që kishin ikur nga një park zoologjik në lindje të Kinës po vazhdon, kanë thënë autoritetet sot.

Por, parku në fjalë nxiti tërbim pasi nuk tregoi për një gjë të tillë për gati një javë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Tre leopardët nga Hangzhou Safari Park ishin vërejtur nga fshatarët prej 1 majit.

Sidoqoftë, parku kishte raportuar se leopardët i mungonin dhe kishte alarmuar publikun vetëm dje, e diele 9 maj.

Dy nga leopardët tashmë janë kapur, dhe janë shëndosh e mirë, por ende nuk dihet ku është një leopard tjetër që kishte mundur të arratisej.

Leopardi ishte vërejtur nga një dron të dielën, por kishte ikur kur njerëzit kishin provuar t’i afroheshin.

Shtyrja e njoftimit të publikut nxiti kritika të mëdha ndaj parkut pasi kishte vënë kafshët në rrezik.

Në Kinë për ditën e Punëtorëve [1 majin] ka pushim pesëditor dhe kjo ka bërë që në Kinë të ketë edhe shumë turistë që kanë vizituar qytetin e Hangzhout.

Autoritetet po hetojnë shkakun e ikjes së leopardëve dhe po marrin në pyetje stafin që ishte në detyrë. /Periskopi

Shpërndaje në: