Pas raportit shqetësuese pandemik, IKSHP bën thirrje: Ju lutemi vaksinohuni

Pas raportit shqetësuese pandemik, IKSHP bën thirrje: Ju lutemi vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, të respektojnë rregullat kundër COVID-19, si dhe të vaksinohen, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së.

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

IKSHP gjithashtu apeloi për vaksinimin me dozën përforcuese, që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Shpërndaje në: