Pas shkarkimit të Kastratit, Bordi i RTK-së publikon vendimin duke listuar arsyet

Pas shkarkimit të Kastratit, Bordi i RTK-së publikon vendimin duke listuar arsyet

Bordi i Radiotelevizonit të Kosovës ka publikuar vendimin për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Sipas këtij vendimi, thuhet se Kastrati ka dështuar në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektikve dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Në njoftim thuhet se me 9 vota PËR dhe asnjë KUNDËR, Kastrati u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Në njoftimin e tyre thuhet se Bordi i RTK-së konstatoi një neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës.

“Deri me datën 31 dhjetor të vitit 2021, RTK ka pasur 239 persona të angazhuar me kontrata për shërbime. Shumë prej tyre janë angazhuar për punët më esenciale të funksionimit të RTK-së, si: gazetarë, kameramanë, montazhierë, punëtorë të sigurimit, etj. Për më tepër, z. Kastrati e ka konfirmuar përmes kanaleve zyrtare se funksionimi i shumë njësive të RTK-së varet nga personat e angazhuar me këto kontrata”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas njoftimin, Kastrati, përgjatë gjithë mandatit të tij ka dështuar të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionimin siç duhet të RTK-së.

“Në mungesë të konkurseve, janë angazhuar persona të cilët nuk i janë nënshtruar vlerësimeve rekrutues. Kontratat për shërbime janë vazhduar pa një vlerësim të performancës së të angazhuarve. Nga ana tjetër, Bordi është i shqetësuar për të drejtat e punës të personave që janë angazhuar me këto kontrata. Bazuar në kontratat e punës, kjo formë e angazhimit nuk parasheh pushimet dhe përfitimet e tjera që i garanton Ligji i Punës për punëtorët. P.sh., ka pasur raste kur pushimi i lehonisë nuk i është njohur grave të punësuara me kontrata për shërbime. Ka të angazhuar me kontrata për shërbime, që përmes emailit i kanë shkruar Bordit të RTK-së, se për shumë vite (përfshirë edhe tri vitet e fundit) nuk kanë marrë asnjëherë pushim javor, mujor apo vjetor”

Duke klikuar KËTU gjeni arsyet pse Kastrati ka dështuar në kryerjen e detyrës së tij, sipas Bordit të RTK.

Shpërndaje në: