Pas shpërthimit në Bejrut, kryeministri libanez paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Pas shpërthimit në Bejrut, kryeministri libanez paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Kryeministri libanez, Hassan Diab, njoftoi sot në mbrëmje se do të propozojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e Bejrutit, për të cilin popullata fajëson klasën politike.

“Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të bëjnë të mundur daljen nga kriza strukturore”, vlerësoi në një fjalim televiziv kreu i qeverisë, raporton ATSh.

“Unë jam me libanezët që aspirojnë për ndryshim”, shtoi ai.

Diab shtoi se ai ishte i gatshëm të qëndrojë në pushtet për dy muaj, ndërkohë që forcat politike gjejnë një dakordësi në lidhje me këtë temë, duke theksuar se shkalla e katastrofës është më e madhe çfarë mund të imagjinohet.

Shpërndaje në: