Pas sulmeve amerikane në Siri, vjen reagimi i parë nga Putin

Pas sulmeve amerikane në Siri, vjen reagimi i parë nga Putin

Lidhur me këto sulme ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Periskopi.

Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov insistoi se ushtria siriane nuk ka armë kimike, gjë që sipas tij ishte konfirmuar edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Sipas Peskovit, raketat amerikane në Siri, Putin i sheh si përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga viktimat civile në Irak, shkruan Periskopi.

“Ky hap i ndërmarrë nga Putin do të dëmtojë edhe më shumë raportet mes Rusisë dhe SHBA’së, të cilat janë në gjendje të mjerueshme.

Këto sulme, Putin i cilësoi si agresion kundër një kombi sovran, ndërsa sulmet u kryen në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nën një pretekst të shpikur./Periskopi/

 

Shpërndaje në: