Pas sulmit ndaj sindikatave, Murati mburret me ndarjen e shtesave për pensionistët

Pas sulmit ndaj sindikatave, Murati mburret me ndarjen e shtesave për pensionistët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot realizuar pagesa e prensioneve me shtesën e aprovuar nga qeveria.

Sipas Muratit kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Me anё tё kёtij vendimi, pensionistët këtë muaj, pos pensionit të rregullt dhe shtesës aktuale, do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё.

Shpërndaje në: