Pas sulmit, një tjetër bombë në aeroportin e Sri Lankës

Pas sulmit, një tjetër bombë në aeroportin e Sri Lankës

Një bombë është gjetur në aeroportin  kryesor të Sri Lankës, disa orë pas një seri shpërthimesh ku u vranë 207 njerëz.

Bomba  u zbulua nga personeli i forcave ajrore në një patrullë rutinë në Bandaranaike, i njohur gjithashtu si Aeroporti Katunayake.

Bomba është arritur të çaktivizohet në mënyrë të sigurt, ndërsa aeroporti qëndroi i bllokuar përgjatë kësaj kohe.

“U zbulua një tub PVC i me gjatësi prej gjashtë këmbësh që përmbante eksplozivë”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore, Gihan Seneviratne.

Ndryshe 207 persona mbetën të vdekur nga një sërë shpërthimesh në hotele dhe kisha të Sri Lankës.

Më shumë se 450 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e këtyre shpërthimeve, përderisa u theksua se në mesin e viktimave ka indianë, turq, portugez, holandezë dhe kinezë.

E lidhur me këto shpërthime është arritur të arrestohen shtatë të dyshuar.


Shpërndaje në: